Personeli i ambulancës në Viti në karanatinë, kontrolluan 80-vjecarin e kthyer nga Italia

Emergjenca në Komunën e Vitisë është mbyllur sot në mëngjes, pasi një person rreth të 80’ve po dyshohet se është prekur me koronavirus. I gjithë stafi mjekësor që ka qenë në kontakt me ambientin ku ka qëndruar ai, është në karantinë.

Rastin e ka konfirmuar Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Vjollca Kodoni.

“Po, është shumë e vërtetë që është mbyll emergjenca në Viti. ka qenë një rast dmth që është i dyshuar, ka shku prej neve në Gjilan si grip , pra si gjendje gripoze. Nuk është dyshu që është i prekur me koronavirus, pra është dyshu vec për gjendje gripoze, por ns bazë të informative jo zyrtare kemi marrë vesh që rasti ka shkuar në Prishtinë, për dyshim me virus. Prandaj ne si kemi ardhur sot në mëngjes kemi mbyllë emergjencën dhe e kemi ba pastrimin dhe aktualisht jemi duke funksionuar në objektin tjetër”, ka thënë ajo për express.

Kodoni thotë se i ka urdhëruar 11 mjekë e infermierë që të mos dalin nga dhoma deri në daljen e rezultateve. Personi që dyshohet për koronavirus ka qenë në Itali së fundi.

“Të gjithë personat që kanë qenë aty unë kam dhënë udhër që me ndejt në objekt, dmth me një dhomë derisa të del rezultati. Prej neve dmth ka shkuar si gjendje gripoze, mirëpo për shkak se e kanë marrë informatanë që kanë qenë në Itali kanë thënë shko në Gjilan be ndonjë kontroll . Personeli është i lindur në vitin 1943. 11, pra të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me ambientin ku ka qenë personi. Nuk i kemi lanë as me shku në shtëpi se ka qenë ndërrimi i natës, e deri të dalin rezultatet”, ka thënë ajo.

SHARE