Përplaset kamioni dhe vetura në rrugën Klinë – Gjakovë

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së sotme në rrugën Klinë – Gjakovë, gjegjësisht te udhëkryeqi në Doblibare.
Klina Info sjellë imazhe nga vendi i ngjarjes ku një kamion dhe një veturë janë përplasur, ndërsa veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Ndryshe, Policia dhe njësitet përkatëse po merren me rastin.