Krimet e rënda aksion në Pejë, arrestohen 3 persona

Krimet e rënda kanë zhvilluar një aksion në Pejë. Burime të Indeksonline -t bëjnë të ditur se tre persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm.

Sipas këtyre burimeve është arrestuar Azdren Muhaxhiri, Lutë Kelmendi si edhe një qytetar që nuk i është bërë i ditur ende identiteti.

Nuk dihet ende se për çfarë dyshohen tre të arrestuarit.