OVL UÇK në Klinë, kujton Qamil, Sadik e Fatmir Hotin në 24 vjetorin e rënies

Sot është shënuar 24 vjetori i rënies së tre dëshmorëve; Qamil, Sadik e Fatmir Hoti nga fshati Jashanicë.

Me këtë rast organizatat e dala nga lufta e fundit me kryetar Hajdin Balaj, bashkë me miq, familjarë e bashkëluftëtarë kanë bërë homazhe dhe kanë vizituar shkollën e fshatit ku edhe mbanë emrin e tyre.

Balaj ka thënë se Kosova me trima si Qamili, Sadiku dhe Fatmiri e ka fituar lirinë dhe se gjaku i tyre u bë dritë për gjeneratat e reja, prandaj dhe shkolla me krenari ka emrin e tyre.