Dështon votimi i projektligjit për tekste shkollore në Komisionin për Buxhet

Në mungesë të kuorumit ka dështuar kalimi i Projektligjit për tekste shkollore në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Kalimi i Projektligjit për tekste shkollore ka dështuar në mungesë të kuorumit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Ndryshe, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes [LVV] Eman Rrahmani ka propozuar që të largohet pika 5 nga rendi i ditës ku shqyrtohet projektligji për tekste shkollore në Komisionin për Buxhet Punë dhe Transfere. Pasi që ky projektligj është kontestuar dhe ka dyshime se i njëjti ka kaluar pa kuorum në Kuvendin e Kosovës dhe akoma po pritet vendimi i administratës.

Për këtë propozim nuk ka pasur kuorum dhe rendi i ditës është miratuar siç është paraparë.