Fitorja e LDK-së dhe përkrahja për Fadil Gashin dhe Filloreta Berishën konfirmohet në Zajm dhe Grabanicë

LDK po mobilizohet, derisa po merr mbështetje nga elektorati në prag të zgjedhjeve parlamentare të 14 Shkurtit.

Dy kandidatët për deputet në këtë parti, fuqishëm po zhvillojnë fushatën e tyre.

Fadil Gashi dhe dr.Filloreta Berisha sot ishin me elektoratin në nëndegën e LDK-së në Grabanicë dhe Zajm.

Në takim ata prezantuan programin e LDK-së për shtetin, dhe vizionin e tyre si deputet të ardhshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ata patën mesazhe të qarta për votuesit, të ndajnë programin shtetndërtues të LDK-së, nga programet praktikisht të parealizueshme.

Mysafirë në këtë takim ishin edhe kandidatët Ismail Kasumi dhe Frashër Demaj.

Voto LDK 132 ☑
Voto Fadil Gashi 49☑
Voto Filloreta Berisha 45☑
Shteti. Shtet.