Dukagjini dhe Ulpiana i ndajnë pikët!

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra e Prishtinës ka arritur të triumfoi pastër ndaj Feronikelit me rezultatin, 2-0, shkruan Sheshi.info

Në ndeshjen tjetër e zhvilluar në Klinë, Dukagjini dhe Ulpiana i kanë ndarë pikët duke luajtur, 1-1.

DUKAGJINI 1-1 ULPIANA 

-Përfundon ndeshja!

+4 minuta shtesë!

81′ GOOOOOOL! Altin Merlaku (Duk) realizon gol të jashtëzakonshëm, barazohet rezultati në Klinë. 

71′ Ahmeti (Duk) në rast të mirë shënimi nga goditja e lirë, por topi shkon larg mbi portë.

68′ Dallku (Duk) gjendet mirë në zonë, por goditja e tij është e plogësht.

55′ GOOOOOOL! Ermir Rezi (Ulp) realizon gol të bukur për ta kaluar në epërsi skuadrën e Ulpianës.

-Fillon pjesa e dytë!

-Përfundon pjesa e parë!

+2 minuta shtesë!

42′ Januzi (Duk) Shpërdoron rastin më të mirë deri më tani, Ajeti shpëtimtari i Ulpianës.

41′ Rezi (Ulp) futet për mrekulli në zonë, por nuk arrin të gjuan.

39′ Rapuca (Ulp) godet për mrekulli, centimetrat e shpëtojnë Dukagjinin.

36′ Ahmet (Duk) shpërdoron rast të mirë, goditja e tij shkon larg mbi portë.

33′ Merlaku (Duk) godet topin me kokë, por nuk arrin të realizoi.

30′ Carioca (Duk) gjuan nga largësia, por pret Ajeti me lehtësi.

18′ Januzi (Duk) gjendet mirë në zonë, por nuk arrin ta dërgoj topin në rrjetë.

10′ Shabani (Duk) gjuan nga largësia, por topi shkon jashtë porte.

01′ Starton ndeshja

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Haxhihamza, Merlaku, Kuci, Basriu, Syla, Ahmeti, Januzi, Da Silva, Dallku, Shabani, Jashanica. Kryetrajner: Armend Dallku

Ulpiana: Ajeti, Santos, Rapuca, Musliu, Makolli, Emini, Qerimi, Mustafa, Rezi, Conceicao, Shkalla. Kryetrajner: Edlir Tetova

Gjyqtarë: Visar Kastrati, Fatmir Sekiraqa, Granit Hyseni, Arben Halilaj, Burim Jahmurtaj (VAR)

Stadiumi: “18 Qershori”, Klinë