Aksidentohet tri automjete në Klinafc, dyshohet për të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Klinafc, gjegjësisht në rrugën Klinë – Skenderaj.
Klina.info nga burimet e veta mëson se në askident janë përfshirë tri automjete, derisa dyshohet për të lënduar.
Njësitet e Policisë së Kosovës po merren me rastin, derisa mund ta shihni fotografinë e veturës së aksidentuar, e cila duket e dëmtuar tërësisht.
Ndryshe, Policia dhe Zjarrfikësit janë në vend të ngjarjes.