Kryetari i komunës së Klinës shpreh ngushëllime për familjen dhe miqtë e Dr. Gjon Gjidoda.

Përmes facebookut kryetari i Klinës Z.Zenun Elezaj ka treguar që ndihet i tronditur nga lajmi për vdekjen e dr.Gjon Gjidoda. Ai shpreh ngushëllime familjarëve, kolegëve dhe miqve të të ndjerit. Lexoni tekstin

e plotë më poshtë.

Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e papritur dhe të hershme të doktorit Gjon Gjidoda.
Doktor Gjoni ka punuar si specialist i mjekësisë familjare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, duke u përkujdesur në mënyrën më të mirë dhe profesionale për pacientët.
Ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve e miqve!