Si e fitoi Doarsa Kica lëndën në gjykatën e Hagës kundër Mbretërisë Holandeze

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka ndarë me publikun disa gjëra nga ushtrimi i profesionit të avokatisë.

Ajo ka treguar se si e ka fituar një rast në Gjykatën e Hagës ndaj Mbretërisë së Holandës, si mbrojtje ligjore ndaj klientes së saj.

Kica-Xhelili është shprehur se shumë avokatë në Kosovë kanë refuzuar ta marrin klienten e saj, Adelinën, për ta mbrojtur në këtë rast, por shtoi se vetë ajo nuk hezitoi për një gjë të tillë.

“Kjo është një rast që e dua shumë, është një nga arsyet që s’kam dashur ta shoh me kapitalizu për fushatë. Se di. Sinqerisht mendoj se ky është sukses më i madh se i jemi në disa aspekte. Ajo është kaq e guximshme dhe tip që kaq mirë e ka kuptuar faktin se nuk ka nevojë me heq dorë. E ka emrin tënd (Adelina). Ka ardhur e zhgënjyer sepse e refuzonin rastin e saj disa avokatë me nam në Kosovë me mosbesim se një kosovare mundet me fitu rastin në Gjykatën e Hagës ndaj Mbretërësisë së Hololandës, se ne e kemi paditur shtetin atje”, theksoi ajo.

Sipas Kica-Xhelilit, së pari e kanë barë një ankesë të brendshme, pastaj e kanë paditur shtetin e Holandës në Gjykatën e Hagës.

Rrjedhimisht, fitimi i këtij rasti për të është një krenari e madhe.

“Kur ka ardhur ajo me besim dhe energji pse me heq dorë kur e di cka më kanë bërë, ka qenë frymëzim për mua. Një herë kemi bo ankesë të brendshme, pastaj padi në Gjykatë të Hagës, kam shku atje dhe është përvojë e jashtëzakonshme me pa se si funksionon ligji. Atje ka qenë jorelevante se prej ka vjen, por principi, e drejta dhe ligjshmëria. Në sytë e gjyqtarit unë kam qenë e barabartë si qytetare që ia kam paditur shtetin. Ka qenë njëfarë krenarie, s’mundet me dalë jashtë vetes. Mbetet një prej përvojave më të mira që i dua më së shumti nga avokatia”, deklaroi ajo në ATV.