Bastiset një lokal në Skenderaj, policia gjen aparate të lojërave të fatit

Njësitet policore kanë bërë kontrollin e një lokali në Skenderaj ku dyshohej se po zhvilloheshin lojëra të fatit.

Në lokal janë gjetur dhe konfiskuar tre aparate të lojërave të fatit, tre televizorë, dy monitorë, tri shtëpiza me tastierë.

Kontrolli është kryer të mërkurën pasditen në rrugën 18 qershori.

Lokali është mbyllur nga inspektoret komunal ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.