Djali kërcënon me armë babain në Istog

Mbrëmë në fshatin Dubovë e vogël të Istogut, një person ka kanosur me armë babain e tij.

Fillimisht, babai i të dyshuarit është ankuar në Polici se është kanosur me armë nga djali i tij, ku pastaj i njëjti është larguar me një automjet në drejtim të panjohur. Sipas tij, kjo ka ndodhur si shkak i një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete.

Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se i dyshuari më pas është paraqitur në stacion dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Kanosje”.