Manifestimi mbarëkombëtar ‘Dita e Plisit’ shënon edicionin e tetë

Manifestimi mbarëkombëtar ‘Dita e Plisit’ ka vite që shënohet në Kosovë ndërsa këtë vit vjen me edicionin e tetë me radhë, i cili do të mbahet më datë 26 Qershor duke filluar nga ora 12:00 në Stankaj të Rugovës, shkruan Klina info.

Ndërsa, në kuadër të këtij Festivali, është promovuar edhe dorëshkrimi “Dita e Plisit”, vëllimi i dytë, me autorë Ismet Krasniqi dhe Prend Buzhala.
Ky vëllim që përfshinë: kumtesa, kronika, reportazhe, poezi, anektoda, komente e fotoalbum.
Ndryshe, hjatë këtij edicioni do të flitet për karakteristika e plisit të bardhë, do të këndohen këngë, thuhen barcoleta e anektoda popullore dhe recitohen poezi të cilat i janë kushtuar plisit. Ajo që bie në sy gjatë kësaj dite, është se të pranishmit në këtë ceremoni mbajnë të vendosur në kokë plisa të bardhë. Plisi quhet mbulesa e bardhë prej leshi të cilën pellazgët, Ilirët e më vonë shqiptarët e përdorën për ta mbuluar kokën.