Kurti takon Selimin: Shoku im, te ky njeri ka shumë histori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur dje në zyrën e tij ish-gjeneralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Syleman Selimin.

Kurti, përmes një postimi në Instagram e ka quajtur Selimin njeri me shumë histori dhe shok, shkruan Gazeta Sinjali.

Tutje, Kurti ka shkruar se ndjehet keq që Selimi është ende në mbikqyrje, meqenëse është ende i liruar me kusht.

“Dje më vizitoi bashkëluftëtari i Komandatit legjendar Adem Jashari, Gjeneral lejtnant Sylejman Selimi. Shoku im, Gjeneral Selimi, më uroi suksese në punë e qeverisje të mirë. Më vjen keq që është në mbikqyrje deri më 31 tetor 2020 meqenëse është ende i liruar me kusht.
Te ky njeri ka shumë histori. Takimet me të janë rikujtim i asaj që kemi kaluar bashkërisht si popull”, ka shkruar Kurti në përshkrimin e fotografisë me Selimin.