Përjashtohet nga seanca e Kuvendit në Klinë, Drejtori i Kulturës

Në Kuvendin Komunal në Klinë është duke u majtur seanca e VI-të, e rregullt e punës për vitin 2021.
Por, dikush ka prishur qetësinë brenda seancës. Klina Info merr vesh se për shkak të sjelljes arrogante nga mbledhja është përjashtuar Drejtori i Kulturës në këtë komunë, Skënder Merturi.
I njëjti është përjashtuar nga Kryesusi i Asamblesë.
Ndryshe, në këtë seancë do të diskutohen 8 pika të rendit të ditës.