Dyshohet se një person është therrur me thikë te nënkalimi në Prishtinë

Një person raportohet të ketë marrë plagë nga mjete të mprehta pak çaste më parë te nënkalimi në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes raportohet se një person ka mbetur i lënduar dhe një tjetër është arrestuar nga policia në këtë rast.

Lexuesi që ka raportuar dhe dërguar foto nga vendi i ngjarjes për Infokusin ka thënë se personi i lënduar është marrë nga ekipet e emergjencës dhe është dërguar në spital.