Nisen kontigjentët e parë me rezerva mjekësore në Viti dhe Klinë!

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sonte janë nisen kontigjentët e parë me rezerva mjekësore në Viti dhe Klinë,

Ai ka thënë se që nga sonte në karatinë është edhe Malisheva.

“Qe nga mbreme Vitia dhe Klina, e nga sonte edhe Malisheva, jane ne karantine. Gjate kesaj kemi qene ne kontakt me strukturat lokale. Sot kontigjentet e para me rezerva mjekesore i nisem per Viti dhe Kline.

Qytetaret e Vitise, Klines, e tash edhe te Malisheves, si dhe struktura udheheqese atje, Kryetari Haliti, Kryetari Elezaj e Kryesuesi Gashi, Kryetari Begaj, te jene besimplote se do jemi ne mbeshtetje me krejt fuqine.

Eshte tejet e rendesishme qe masat restriktive nga Qeveria te respektohen ne teresi ne menyre qe demet te jene sa me te vogla dhe koha me e shkurter ne dajle nga kjo situate.

#QendroNshpi”, ka thënë ai.