Italiania nuk ka qenë mysafir me 500 gra në Zllakuqan për 8 Mars

Radio Alba nga Klina ka bërë një hulumtim rres asaj që u tha gjatë ditës së sotme se e infektuara me virusin Corona ishte për festën e 8 marsit së bashku me 500 gra të tjera në një aheng në Zllakuqan !
Postim i plot i Radio Alba në facebook:

Sot portali ‘Index Online’ ka raportuar që vajza italiane që është ekzaminuar me virusin Covid-19, ka qenë e pranishne në mbrëmje festive të 8 marsit në Restorant Europark në Zllakuqan.

Radio Alba është marrë me këte rast dhe nga hulumtimi ynë nga burimet tona të sigurta, është vërtetuar që kjo nuk qendron dhe si i tillë ky lajm është i pavërtet.

Burimet tona kanë thënë për Radio Alba se shtetasja italiane e Caritasit Umbria ka fluturuar nga Italia në aeroportin e Tiranes të dielen me 8 mars. Në Kosovë ajo ka hyrë pasdite përmes pikes së Morinës, ndërsa në shtëpinë e Caritasit Umbria në Leskoc ka arritur të njëjten ditë rreth ores 21:30.

Stafi i Caritasit Umbria po ashtu konfirmon që asnjë nga stafi i shtëpisë së saj nuk ka marrë pjesë në festen e 8 marsit.

Për dëgjuesit dhe lexuesit e faqes tonë: Luteni qe ti informoni të gjithë ata persona që janë shqetësuar që të qendrojne të qetë, të mos të kenë frikë dhe mos të përhapin panikë.

Vlerësojeni vet nese duhet shpërndarë ky njoftim!