Përfundon numërimi i votave të diasporës/ Këto janë rezultatet e të gjitha komunave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për Zgjedhjet Lokale 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një postimi në “Facebook”.

Përmes fotografive, KQZ ka treguar votat e kandidatëve për të gjitha komunat e Kosovës.

Kujtojmë që zgjedhjet lokale janë mbajtur të dielën e kaluar (17 tetor), prej të cilave 21 komuna do të shkojnë në balotazh, që pritet të mbahet mas 4 javëve.