VV thotë se nuk është në bisedime për koalicion me PDK-në në Klinë

Sot, në portalin lokal Klina Info është plasuar një lajm se PDK, me në krye z. Esat Racin është afër që të bëjë koalicion me Lëvizjen VETËVENDOSJE! në Klinë.

Ne ju njoftojmë se kjo është e pavërtetë pasi që ende nuk ka asnjë vendim, madje nuk është zhvilluar asnjë diskutim rreth koalicioneve para balotazhit. Ne do ta analizojmë situatën, do të diskutojmë dhe ditëve të ardhshme do të vendosim për pozicionimin tonë para zgjedhjeve të 14 nëntorit.

Pra, të dashur aktivistë, bashkëpunëtorë e simpatizantë për çdo gjë do të njoftoheni nga ne.