Si 3-vjeçar ishte betuar para Adem Jasharit, sot bëhet ushtar i FSK-së

Petrit Behrami dy ditë më parë u betua si ushtar i FSK-së. Këtë synim ai e kishte pasur qysh si fëmijë.

Ai që në moshën 3-vjeçare e kishte pasur të qartë se do të bëhej ushtar. Këtë e dëshmon një fotografi e tij ku shihet teksa betohet para Adem Jasharit, raporton Indeksonline.

Për ta uruar për këtë detyrë, në vizitë i shkoi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

“Në familjen e Arif Behramit për ti uruar për djalin Petritin i cili para dy dite u betua si ushtar i Kosovës-FSK.

Petriti qe kur ishte 3 vjeqar e kishte të qarte se do të behej ushtar i Kosovës.

Fotografite e më  poshtme deshmojne qe në jetë duhet të kesh qellim dhe ta ndjekesh ëndrren e ta bësh realitet.

Urime Petrit paq fat e zoti të bekoftë!“, ka shkruar ajo./