Challandesi flet për Muriqin e Rrahmanin, tregon se janë gjasat e tyre për lojën ndaj Maqedonisë Veriore

Selektori i Kosovës ka folur në një koncerencë shtypi për situatën e përfaqësueses para ndeshjes me Maqedoninë Veriore.

Trajneri zvicerian ka sqaruar situatën e Rrahmanit e Muriqit para kësaj ndeshjeje.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Napolin për situatën e Rrahmanit. Jemi në pritje të vendimit final. Nuk ka asgjë finale deri tani. Për këtë, kemi biseduar edhe me FIFA-n”, ka thënë Challandesi.

Më pak optimist ka qenë selektori për situatën e Muriqit.

“Edhe për Vedat Muriqin jemi në pritje. Deri të martën në mëngjes, do të mësojmë më shumë për situatën e tij fizike. Por unë jam pesimist për inkuadrimin e tij për lëndimin që ka”, ka thënë Challandesi.