Operacion masiv i policisë së Pejës, arrestohen 19 persona

Policia e Pejës ka arrestuar gjithsejt 19 persona pas një operacioni policor që e ka zhvilluar nga 12 marsi e që ka përfunduar sot,

Sipas njoftimit, të arrestuarit dyshohet se kanë kryer një sërë veprash penale përfshirë: vjedhje, mashtrim, kanosje, dhunë në familje, narkotikë, armëmbajtje pa leje, sulm, lëndim trupor, rrezikim i trafikut publik e vjedhje e shërbimeve.

Njoftimi i plotë:

Arrestohen nëntëmbëdhjetë (19) persona të kërkuar me urdhëresë nga gjykata për vepra të ndryshme penale 

Pejë, 19 mars 2021

Policia e Kosovës – Stacionet Policore nё kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, nga data 12.03.2021 e deri me datë 19.03.2021 (periudha një javore), ka arrestuar gjithsejtë nëntëmbëdhjetë (19) persona me urdhëresë nga Gjykata.

Personat e arrestuar kanë kryer vepra penale:

Vjedhje e rëndë, Vjedhje, Mashtrim, Kanosje, Dhunë në familje, Narkotik, Armëmbajtje pa leje, Sulm, Lëndim trupor, Rrezikim i trafikut publik, , Vjedhje e shërbimeve.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në Gjykatën kompetente për procedura të mëtutjeshme