Banorët e Dresnikut të rrezikuar nga pusi i hapur i kanalizimit

Banorët e fshatit Dresnik, lagjia Dedaj, janë tepër të shqetësuar me këtë gjendje jo aspak të mirë, pasi kanalizimi i tyre derdhet në një pus të hapur, përafërsisht 10m². Ata thanë për Klina info se janë të shqetësuar dhe të rrezikuar, sidomos është rrezik i madh për fëmijët, pasi ky pus mund të jetë shkaktar edhe i ndonjë vdekjeje të ndonjë personi. Kërkojnë që komuna të merr masa për rregullimin e kësaj çështjeje./Klinainfo/