Policia gjen në Pejë, motoçikletën që u vodh para një muaji në Klinë

Vjedhjet janë bërë dukuri shqetësuese, por Policia e Kosovës çdo ditë po ja del t’i hetoj dhe zbuloj rastet e tilla.

Edhe në Klinë, në qendër të qytetit para një muaji është vjedhur një motoçikletë.

Pas hetimeve, Klina.info mëson se Policia ka zbuluar rastin, duke gjetur motoçikletën në Pejë, derisa i dyshuari është arrestuar, deri në një vendim tjetër./Klina info/