Shpërthen një bombol gazi në parkingun nëntokësor në Prishtinë

Një bombol gazi ka shpërthyer sot në vendpunishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Policia ka bërë të ditur se nga ky shpërthim nuk ka pasur të lënduar.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, ka bërë të ditur Policia