Ndeshja Kosovë-Izrael, UEFA del me njoftim

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka vendosur që ta shtyjë ndeshjen mes Izraelit dhe Zvicrës, pasi grupi i Hamasit sulmoi Izraelin në mëngjesin e së shtunës.

Njëherazi, ky organ i futbollit ka shtyrë krejt takimet e futbollit që zhvillohen në këtë shtet.

Megjithatë, UEFA në lidhje për ndeshjen që Izraeli do ta zhvillojë në Prishtinë ndaj Kosovës, nuk ka marrë vendim.

“UEFA do të presë edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja kualifikuese evropiane 2024 mund të zhvillohet në datën 15/10 të planifikuar fillimisht ose kërkon shtyrje”, thuhet në njoftim.

“UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja dhe për ndryshimet e mundshme në ndeshjet e tjera të ardhshme”.