AKTIVITETET PËR NDER TË 8 MARS-IT NGA KOMUNA E KLINËS

AKTIVITETET PËR NDER TË 8 MARS-IT ????

Komuna e Klinës, respektivisht, Zyra për Barazi Gjinore, me rastin e shënimit të 8 Marsit- Ditës Ndërkombëtare të Gruas, organizon këto aktivitete për tre ditë radhazi:

6 mars, në ora 13:00, aktivitete sportive në volejboll, në sallën e sporteve të SHMP “Fehmi Agani”,

7 mars, në ora 13:00, mbahet orë letrare në hapësirat e bibliotekës së qytetit “Kongresi i Manastirit”,

8 mars, në ora 10:00, bëhet ndarja e mirënjohjeve për gratë e para nismëtare të Klinës, në sallën e Kuvendit Komunal Klinë.

Ju mirëpresim!