Kjo është tabela në Superligën e Kosovës pas ndeshjeve të xhiros së 22-të

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 22-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.

Ditën e sotme janë zhvilluar trendeshje mjaft interesante.

Prishtina ka shënuar një fitore të madhe, duke e mposhtur në udhëtim Llapin me rezultat 2-0.

Kampioni në fuqi, Ballkani është ndalur në shtëpi me barazim 1-1, nga Dukagjini.

Fitore ka shënuar edhe Gjilani, duke e mposhtur me rezultat 1-0 Trepçën ’89.

Pas ndeshjeve të sotme, skuadra e Ballkanit mbetet lidere në Superligën e Kosovës me 48 pikë, e ndjekur nga Drita me 44 pikë.

Gjilani renditet në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa skuadra e Prishtinës është ngritur në vendin e katërt me 30 pikë.

Në tre pozitat e fundit renditen Trepça ’89 me 22 pikë, Ferizaji me 21, kurse Drenica është në pozitën e fundit me 20pikë.