​Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Vushtrri

Policia e Kosovës për rajonin e Vushtrrisë ka arrestuar të dielën dy persona, pasi të njëjtit dyshohet se kishin rrëmbyer viktimën, prej të cilit pasi e kishin futur në vëturën e tyre kishin marrë një shumë të parave.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se personat e dyshuar, pas kryerjes së veprën kishin ikur në drejtim të panjohur.

“Mbi bazën e informacioneve fillestare dhe veprimeve të ndërmarra, policia kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar B. Z., 20 vjeçar dhe E. B.,19 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit B. Z., është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.