Rikthehet në aksion Superliga e Kosovës, sot dy ndeshje interesante

Ditën e sotme do të rikthehet në aksion futbolli kosovar.

Në program janë paraparë dy ndeshje mjaftë interesante të vlefshme për javën e 18-të të AlbiMall Superligës, shkruan IndeksOnline.

Lideri aktual Drita, do të udhëtoj për në Skenderaj ku do të luaj kundër skuadrës së Drenicës.

Në ndeshjen tjetër, skuadra e fundit në tabelë, Ferizaji do të jetë nikoqire e Dukagjinit.

Të dy këto ndeshje do të fillojnë nga ora 13:00