BITKOM PC nga Klina, u siguron 30 llaptopë falas për nxënësit e kësaj komune

Më datat 12 e 13 maj 2022 në SHMP “Fehmi Agani” të Klinës është mbajtur testi pilotues TIMSS 2023 në lëndët matematikë dhe Njeriu dhe natyra me nxënës të klasave të katërta të SHFMU “Ismet Rraci” të Klinës, të përzgjedhur nga MASHTI, kurse më 17, 18 e 19 maj 2022 u mbajt testimi në programin e vlerësimit ndërkombëtar PISA 2022 me nxënës të moshës rreth 15 vjeçe të shkollës fillore “Dëshmorët e Qëndresës”-Gllarevë, “Emin Duraku”-Sferkë, Dëshmorët”-Volljak dhe të gjimnazit “Luigj Gurakuqi” e të shkollës profesionale “Fehmi Agani”, të përzgjedhur po ashtu nga MASHTI, në lexim, matematikë dhe shkenca.

Me këtë rast drejtori i DKA-së Dr.sc.Qemajl Sejdija falënderon përzemërsisht për mbështetjen logjistike kompaninë BITKOM PC nga Klina e cila i ka siguruar falas DKA-në 30 llaptopë të cilët janë përdorur 5 ditë nga ana e 208 nxënësve në procesin e vlerësimeve ndërkombëtare TIMSS dhe PISA në qendrën e testimit në SHMP “Fehmi Agani” të Klinës.