Konjufca për Oliver Ivanoviqin: Ai ishte kriminel, pa kurrfarë dyshimi

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, është pyetur për videon e kryeministrit Kurti në përkujtim të Oliver Ivanoviqit.

Ai ka thënë se edhe ai ndan të njëjtin mëndin, sikur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ne e kemi quajtur me emrin e kriminelit, përpara të gjithëve. Ai është dënuar me kategorinë e kriminelit. Ky është edhe mendimi jonë. Kriminel pa kurrfarë dyshimi. Tash asgjë nuk mund t’i heq kësaj që e ka vendos gjyqësia e Kosovës. Ne e kemi thënë shumë më përpara se ta vendoste gjyqësia. Ai ka qenë udhëheqës i rojave të urës, dhe ato kanë qenë grupe kriminale”, ka thënë ndër të tjera Konjufca,

Më tutje, ai ka thënë kryeministri ka dashur të thotë se Ivanoviq është vrarë prej njerëzve të Vuçiqit, dhe ky, sipas Konjufcës ka qenë mesazhi i tij.

“Asnjë prej krimeve që i ka bërë nuk hiqet prej biografisë së tij”, ka përfunduar kreu i Kuvendit.

SHARE