Dyshohet se e zuri gjumi gjatë ngasjes, aksidentohet me kamion

Sot në ora 07:30, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Sllatinë, rruga nacionale Prishtinë-Pejë.

Në aksident është përfshirë vetëm një automjet, kamion.

Burime të klankosova.tv bëjnë të ditur se shoferi ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa deri te aksidenti kishte ardhur pasi dyshohet se atë e kishte zënë gjumi gjatë ngasjes.