Hajnat vjedhin brenda shtëpisë së një mërgimtari, në Jagodë të Klinës

Vjedhjet vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Klina.info mëson se hajnat mbrëmë kanë hyrë në një shtëpi në fshatin Jagodë të Klinës.

Sipas burimeve tona kjo shtëpi ēshtë e një mërgimtari, derisa ja kanë thyer xhamat e veturës që ishte në oborr, duke vjedhur stoli ari.

Njësitet hetimore të Policisë po merren me rastin, dhe deri tash nuk ka të arrestuar./Klina info/