“Kam me ther, rrip t’mishit me ba”/ Babai në Klinë kërcënon personin që i premtoi martesë vajzës së tij në këmbim të seksit

Denoncimi i rastit për nxitje të akteve seksuale me premtim të rrejshëm për martesë që u raportua para dy ditësh në stacionin policor në Klinë, u pasua me një rast të kërcënimit, ku u përfshinë dy familje. Babai i vajzës që e raportoi se iu premtua martesë në këmbim të seksit po dyshohet se e ka kanosur seriozisht të dyshuarin dhe babain e tij mbrëmjen e 23 dhjetorit. Gazeta Sinjali ka mësuar se si ndodhi konflikti mes tyre dhe ju sjellë detaje ekskluzive.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një ditë pas denoncimit të rastit nga vajza 16-vjeçare, ku kërkuan ndihmë në Polici, babai i saj vendosi që mos të pres hetimin nga ana e organeve të rendit, por tentoi t’i qërojë hesapet vet. Bashkë me të bijën dhe gruan e tij, mbrëmjen e së enjtes ia zunë derën familjes së të dyshuarit në fshatin Gremnik të Klinës.

Konflikti që kishte nisur në distancë fillimisht për rastin ku është përfshirë e mitura u përcoll me kërcënime goxha të rënda dhe paralajmërime, që po se realizohen rasti mund të përfundojë tragjikisht. Kësaj radhe, i dyshuar është babai i vajzës, i cili tashmë ndodhet nën prangat e Policisë.

Sipas informcioneve që ka Sinjali, i dyshuari (emër i njohur për redaksinë, por që Sinjali ka vendosur që të mos ia publikojë emron me qëllim të ruajtjes së identitetit të familjes dhe për shkak të ndjeshmërisë së rastit), e ka kansour të dyshuarin, përmes babait të tij, se do ta privojë nga jeta, duke e therur me thikë.

Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve me rastin e denoncimit, i dyshuari i cili është kasap, i është drejtuar me fjalët “Kam me ta ther djalin me thikat që i kam n’kerr edhe kam me bo rrip t’mishit”. Gjithë biseda dhe konflikti verbal që patën ka ndodhur në shtëpinë e viktimës.

Përballë kësaj situate kaq të tensionuar, viktima ka vendosur të raportojë rastin në Polici, ku kërkoi ndihmë para se t’i ndodhë diçka më e keqe atij dhe të birit. Si rezultat i denoncimit, Policia është aktvizuar dhhe ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është shqoëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij.

Pas përfunidmit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimn e të njëjtit për 48 orë dhe nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Kanosje”, teksa veprimet tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

https://www.klina.info/wp-admin/post.php?post=79111&action=edit

SHARE