Sejdiu ka një mesazh për qytetarët e Klines

Qeveria në detyrë e Kosovës, ka marrë vendim që komuna e Klinës nga sonte të hiqet nga karantina, e vendosur si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.

drejtori i Shëndetësisë në Klinë, Hekuran Sejdiu përmes Facebook, thekson se rreziku për përhapje të virusit po zvogëlohet, por për t`a mposhtur plotësisht nuk duhet të krijojmë komoditet

Të nderuar qytetarë,

Komuna e Klines sot shënon ditën e parë pas karantinës ,një ditë gëzimi gjithsesi falë angazhimit dhe kujdesit tonë të përbashkët për rreth 2 muaj .
Të gjithë nga ne sot sikur morëm frymë më lirshëm,sepse përveq daljes nga karantina ne mbyllëm edhe ciklin e rasteve aktive me Covid-19 në komunën e Klinës duke mos pasur më asnjë rast pozitiv në këtë kohë duke shpresuar që të mos kemi raste positive as në ditët e ardhëshme .
Ky gjithsesi është një sukses i përbashkët ,është një nivel i shkëlqyeshëm por duhet ta pranojmë se është shumë i vështirë të qëndruarit në këtë nivel sepse rreziku akoma nuk është larguar,virusi akoma është në drejtimin tonë,ai nuk është zhdukur.
Të gjithë e kuptojme “lirinë e munguar” pas shfaqjes së pandemisë COVID-19,gjithsesi faza emergjente ka kaluar por iu bëjmë thirrje për KUJDES në secilën dite .
Mos u mblidhni pa nevojë ne qytet,fshat,lagje,mos shkoni mysafirë në dreka,darka,iftar etj,për t’u furnizuar në markete,barnatore etj të shkon vetëm një anëtar i familjes,iu lutëm të kufizohen maksimalisht vizitat e familjarëve nga komunat tjera dhe anasjelltas,kufizoni maksimalisht vizitat në institucionet shëndetësore.
?‍?‍?‍?Qytetarë të dashur sot të gjithë i kemi hequr maskat dhe dorëzat ,këtë gjë e kam parë në markete,në rrugë,në ambullantë etj sot i kam hequr edhe une sepse ky është reflexi për liri.
Por une nga nesër do t’i bart përsëri edhe maskën,edhe dorezat,do ta respektojë edhe distancën fizike sepse nuk dua të kthehem në karantinë,nuk dua t’a rrezikojë vajzën time 5vjeqare ,nuk dua të na dal gjendja nga kontrolli.
?‍?Inspektorati Komunal duhet të bëjë vendosjen e shiritave paralajmërues për distancë sociale në institucionet ku ka fluks dhe në vendet e pritjes si dhe t’i monitorojë ato,dezinfektimi i objekteve dhe hapsirëve të punës në institucione duhet të bëhet disa herë brenda javës.
?‍♂️Policia duhet të aktivizoj grupet mobile në qytet dhe fshatra që të respektohen në maksimum kufizimet e levizjës,e rekomandueshme është edhe pika statike në hyrje të Klinës për të vendosur “ndalesën e kalueshme”, është i ndaluar rreptësisht grumbullimi i dy ose më shumë personave,aktivitetet grupore janë të ndaluara me rekomandim të qartë të IKSHPK-së, me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe parandalimit të përhapjes së virusit.
✅ Një lutje të veqantë për bizneset në komunën e Klinës,ta organizojnë punën e përditshme duke respektuar distancën fizike 1.5 meter brenda hapësirave të punës ,punetorët te pajisen me mjete mbrojetëse,maska,doreza,dezinfektues,ndërsa bizneset shërbyese duhet t’i dizenfektojnë vazhdimisht mjetët e punës dhe artikujt e ekspozuar si dhe vete trupin e tyre para se të shkojnë në shtëpi.
➡️Me çdo kusht nuk duhet të lejojmë veten të gabojmë në fund!

I juaji ,
Hekurani