E GODET KAMIONI, VDES NJË PERSON NË SHTIME

Një person ka nderruar jetë pasi që është goditur nga ngasësi i një automjetit transportues në Shtime. 

Sipas policisë, viktima ka qenë duke e ngasur një biçikletë, ku si pasojë e lëndime të rënda trupore ka ndërruar jetë në QKUK.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Ndërsa vozitësi i automjetit transportues është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje për 48 orë.