Moti sot, vranësira dhe diell

Me intervale me diell fillon dita e premtë në vend.

Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull. Ditën vranësirat shtohen, por nuk parashihen mundësi për të reshura. Mbetet mot i butë. Temperaturat minimale zbresin në 1C deri 5C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 10C e 14C, njofton Prishtina Weather.

Butë mbetet edhe përgjatë fundjave, me intervale me diell ditën e shtunë, e të dielën parashihen kushte edhe për reshje lokale shiu. Nga dita e hënë ndryshim I situatës meterologjike. Do të mbajë mot i ftohtë, e të reshurat e shiut shndërrohen edhe në borë. Nga 10C e 12C, maksimalet në fundjavë, zbresin deri në 4C e 5C, të hënën, e të martën edhe në -2C.

Ditëve vijuese koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të ulëta. Indeksi i cilësisë së ajrit gjatë ditës zbres edhe në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie kalon edhe në vlera të dobëta.