Mbi 70 oficerë u larguan nga ushtria e Serbisë këtë vit, rritet frika

Afër 50 oficerë janë larguar nga ushtria serbe që nga fillimi i këtij viti. Kështu ka bërë të ditur Sindikata e ushtrisë, e cila iu është referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Ky fakt është cilësuar si shqetësuar, meqë sipas tyre gjysma e ushtarëve të larguar kanë gradën major. Përveç 47 oficerëve, nga ushtrua Serbia janë larguar edhe 24 nënoficerë dhe katër pilotë.

Kjo sindikatë po vlerëson se kjo po ndodhë për shkak të mungesës së plotë të ndërgjegjes dhe kujdesit shtetëror.