Moti për sot

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -3 deri -3 më e ulëta, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 8 gradë Celsius.

Ndërsa riga të dobëta shiu parashihen të enjten, kurse fjollat të dobëta të borës parashihen ditën e premte.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, njofton IHMK.