Nis sezoni pranveror i futbollit kosovar, këto janë ndeshjet e vikendit

Pas pushimit disa javor janë rikthyer ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.

Xhiro e 19 e Superligës së Kosovës në futboll nis këtë vikend, ku të shtunën janë në program tre ndeshje.

Ballkani në Suharekë pret Dukagjinin, Drenica në Skenderaj pret ekipin e Gjilanit, ndërsa Drita përballet me Ferronikelin.

Ndërsa të dielën zhvillohen edhe dy ndeshje tjera në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës në Futboll.

Prishtina do të jetë mysafir në Malishevë ku do të përballet me Malishevën ndërsa ekipi i Tahir Batatinës do të jetë nikoqir i Ulpianës.