Raporti i fundit/ Dy të vdekur dhe 770 raste të reja më COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit të rasteve me COVID-19 në vend, e ku në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Po ashtu, MSH-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 770 raste të reja me COVID-19.

Kurse, deri më sot janë vaksinuar 809.982 qytetarë me dozën e dytë ndërsa në anën tjetër sot janë shëruar 1.589 qytetarë.

Aktualisht në Kosovë janë 16.028 raste aktive me koronavirus.