Kongresmeni amerikan: SHBA-ja duhet të qëndrojë me Kosovën, Blinken t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

Kongresmeni amerikan nga Iowa, Zach Nunn, ka reaguar pas deklaratave të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili të premten kritikoi ashpër Qeverinë e Kosovës, pas aksionit të policisë në Veri të Kosovës.

Nuun, nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se ShBA-ja duhet të qëndrojë me aletin e saj të palëkundur, Kosovën dhe t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

“SHBA: Qëndrojmë me Kosovën, një demokraci e re dhe një aleate e palëkundur të SHBA-së – si me stacionime jashtë vendit, ashtu edhe duke mirëpritur të evakuuarit afganë (si një nga shtetet e pakta në Evropë). Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, theksoi Nunn.

Blinken “dënoi fuqishëm veprimet e Qeverisës së Kosovës”, e cila sipas tij “po përshkallëzon tensionet në veri dhe po shton jostabilitetin”.

”I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurtit të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në Dialogun e lehtësuar nga BE”, kishte shkruar Blinken.

Postimi i plotë:

US: Stand with Kosovo, a new democracy, and a steadfast US ally — both deploying overseas and welcoming Afghan evacuees (one of only a few European friends). @SecBlinken must stand up to Serbia’s military mobilization. https://t.co/uOYddm7D62

— Congressman Zach Nunn (@ZachNunn)
May 27, 2023
Kujtojmë që pas ngjarjeve në veri të vendit, Serbia e ngriti gatishmërinë ushtarake.