Hovenieri takohet me Qerkinin: Të kapërcehen dallimet për të pagjeturit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier është takuar me kryetarin e shoqatës “Zëri i Prindërve” Bajram Qerkinin.

Hovenier ka përsëritur thirrjen që të kapërcehen dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Jam i nderuar të takohem sot me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme. Ne përsërisim thirrjen tonë për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet. Kanë kaluar shumë vite më shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.