Rregullorja për E-Scooters del në diskutim publik, ja çka parashihet

Kohëve të fundit rritur numri i përdoruesve të trotineteve elektrikë, e bashkë më të janë rritur edhe ankesat për shkak të shpejtësisë, hapësirave se ku përdorën por edhe për shkak të moshës se kush i përdor ata, që një pjesë e madhe janë fëmijë.

Rreth kësaj problematike, Alban Zogaj, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, është shprehur se komuna e Prishtinës po kërkon që rregullorja në lidhje me trotinetet elektrik të përfshihet në diskutim publik.

Ai ka thënë se, shumë vende e kanë rregulluar këtë problematik dhe se rregullimi konsiston në limitim të shpejtësisë, të moshës së përdorueseve dhe hapësirave se ku përdoren këto mjete.

“Ndërhyrje të shkurtër lidhur me propozimin e fundit për me e tërheq rregulloren për trotinetet elektrik nga pikat e rëndit të ditës. Ne kemi një arsye të fortë pse kërkojmë me e përfshi në diskutim publik këtë rregullore. Trotinetet elektrik sot janë pjesë e jetës tonë, i kemi në qytetin e Prishtinës. Fëmijët tanë sot janë me trotinetet elektrikë nëpër rrugët e qytetit të Prishtinës. Kemi përvojat e shumë vendeve tjera të botës të cilat e kanë rregullu këtë sektor, po i rregullojnë trotinetet elektrik. Dhe kryesisht rregullimi konsiston në limitim të shpejtësisë, në limitim të moshës të përdorueseve dhe limitim të hapësirave se ku mund të përdoren këto mjete”, ka thënë përveç tjerash Zogaj.