Kryeministri italian: Nga 4 maji fillon lehtësimi i masave të izolimit

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tha se para fundit të kësaj jave do të tregojë detaje sesi do të fillojë të zbatohet plani për daljen nga izolimi duke filluar nga 4 maji.

Conte, nënvizoi se plani do të zbatohet “në mënyrë të arsyeshme” duke filluar nga 4 maji.

Sipas tij, rihapja e gjithçkaje menjëherë do të ishte e papërgjegjshme.

“Kjo do të që kurba e ngjitjes të rritet në një mënyrë të pakontrolluar dhe do të anulonte të gjitha përpjekjet e bëra deri më tani,” shtoi ai.

“Jo improvizim” – “Ne nuk mund të lejojmë të veprojmë duke u mbështetur në improvizim – shkruan Kryeministri në Facebook.

“Nuk mund të braktisim linjën e kujdesit maksimal, madje edhe në këndvështrimin e rifillimit. Ne nuk mund të mbështetemi në vendime të improvizuara për të qenë në rregull me një pjesë të opinionit publik apo për të plotësuar kërkesat e disa kategorive të prodhimit, kompanive individuale ose Rajoneve specifike”.

“Nevojitet një plan” – Sipas Contes, lehtësimi i masave duhet të bëhet në bazë të një plani të strukturuar mirë dhe të artikuluar.

“Ne duhet të rihapemi në bazë të një programi që merr parasysh të gjitha detajet dhe kryqëzon të gjitha të dhënat. Një program serioz, shkencor. Ne nuk mund të injorojmë asnjë detaj, sepse lehtësimi sjell me vete rrezikun e një shtimi vendimtar të kurbës së ngjitjes dhe ne duhet të jemi të përgatitur për ta kontrolluar këtë ngritje në nivelet minimale, në mënyrë që rreziku i infeksionit që mbahen në kontroll duke marrë parasysh edhe kapacitetet e spitaleve tona”./ 

SHARE