Kuvendi në pauzë 30 minutëshe, dështon edhe përpjekja e dytë e raundit të parë për zgjedhjen e presidentit

Në përsëritjen e raundit të parë të votimit , deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj nuk kanë votuar për të zgjedhur presidentin e ri të Kosovës.

Votimi u përsërit edhe njëherë, ndërkaq herën e parë ata dhe deputetja tjetër e kësaj partie, Valentina Bunjaku nuk morën pjesë në votim.

Meqenëse dështoi edhe pëpjekja e dytë, Kuvendi shkoi në pauzë prej 30 minutash.