S’ka kuorum/ Dështon raundi i parë për zgjedhjen e presidentit

Në raundin e parë kanë marr pjesë 78 deputetë, gjë që ky numër nuk është i mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit në raundin e parë.

Do të duheshin të paktën 80 deputetë të votonin për ose kundër dy kandidaturave, Vjosa Osmani e Nasuf Bejta.

Ndonëse deputetët e LDK-së po marrin pjesë në seancë, Agim Veliu, Avdullah Hoti e Driton Selmanaj nuk kanë votuar fare./