Klinë, gjendet një kafkë njeriu në rrugë

Në fshatin Volljakë të Klinës një person gjersa ishte duke pastruar rrugën për në ujëvarë ka gjetur një kafkë.

Kjo kafkë dyshohet se mund të jetë e njeriut.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa është njoftuar edhe Instituti mjeko Ligjor.

Rasti është raportuar në Polici dje rreth orës 13:00.

Rasti në procedurë.